Analizë nga Andi Lila për PSG-në, ja çfarë nuk mund të blejnë me para

spot_img
Advertisements

Dështimi i radhës në Champions League konfirmon se blerja e
futbollistëve më të mirë ne qarkullim nuk është rruga drejt trofeve të
mëdha!

Në 12 vitet që kur mori drejtimin e Paris Saint-Germain, Qatar Sports
Investment ka shpenzuar pak më shumë se 1.5 miliardë dollarë për blerjen
lojtarëve më të mirë në botë, thënë ndryshe PSG ka shpenzuar dyfishin e
buxhetit vjetor të Shqipërisë ose 10% të GDP-së së vendit tonë.

Ka fryrë tregun e transferimeve të futbollit botëror, ka ndryshuar
filozofinë e manaxhimit të klubeve, dhe ka sjellë Emiratin me një
rëndësi të paprecedentë dhe ka kaluar dy herë çerekfinalet e Ligës së
Kampionëve një here në gjysmë-finale dhe një herë ne finale të humbur në
2019-2020 kundër Bayern Munchen.

Në Europë shume tifozëri të skuadrave të traditës ëndërrojnë një histori
të ngjashme si ajo e PSG, për blerjen e skuadrave te tyre nga Katari.

NDESHJA- Në 20 minutat e fundit të ndeshjes së parë në Paris kur PSG e
vuri shumë në veshtirsi skuadrën e Bayernit, pasi Kylian Mbappe u fut
nga pankina.

Ky tregues ishte e mjaftueshëm për të ngritur dyshime të mëdha në lidhje
me aftësinë e Bayernit për të fituar Ligën e Kampionëve pasi presioni
solli panik tek kjo skuadër.

Ata gjithashtu, dukej qartë që ishin një ekip i pa vënë në vështirsi ne
kampionatin gjerman dhe nuk ishin testuar për të mbajtur presionin.

Përpjekjet e tyre për të fituar titullin e 11-të radhazi të Bundesligës
e kanë bërë kampionatin Gjerman në një farë mënyre monopol dhe kjo sjell
probleme kur Bayern ndeshet në Champions, por Bayern është një skuadër
me një buxhet 1.8 herë më të madh se rivalët e tyre më të afërt në Gjermani.

Edhe ata janë përkrahur vazhdimisht me koston e lirë të konkurrencës
vendase!

Mënyra taktike e përdorur nga trajneri i PSG Christopher Galtier në
ndeshjen e pare mjaft e lexueshme me një 4-4-2 flat, dhe Parisi kishte
të vështirë të ndërtonte lojën sepse Bayern i kishte fituar mesin e
fushes me vendosjen taktike 4-2-3-1

Në ndeshjen e dytë në Gjermani trajneri Galtier e vendosi Parisin me
skemën 3-5-2 të paktën e bëri PSG-n një skuadër te rrezikshme dhe me
forca te barabarta ne mesin e fushës.

PSG krijoi vetëm dy raste të mira për shënim, mundësia e parë ishte pasi
portieri i Bayern, Yann Sommer u fut në aventurë dhe donte të driblonte
jashtë zonës së tij dhe humbi topin, por shpëtimtar u bë mbrojtësi De
Ligt me një sparkatë në vijën fatale që shpëtoi Bayernin dhe Sommer
gjithashtu, dhe një rast me kokë nga një goditje nga këndi i Sergio Ramos.

1.5 miliardë dollar me të vërtetë nuk shkojnë shumë larg këto ditë.

PSG ishte një rrëmujë, sulmuesit u shkëputën nga mesfusha.

Ramos është 36. Lionel Messi është 35. Neymar është 31 por dëmtohet
vazhdimisht.

Mbappé është një nga futbollistët më emocionues në lojën moderne, por
kundër Bayernit tregoi shumë pak vetëm 33 prekje të topit.

Mbas kësaj disfate ne Mynih do të ketë më shumë nënshkrime, pa dyshim.
Galtier do të zëvendësohet.

Por pas 77 nënshkrimeve me yjet e futbollit botëror në 12 vjet nga
David Beckham, Neymar, Mbappé, Messi, Choupo-Moting etj dhe gjashtë
trajnerë të nivelit të parë si Carlo Ancelotti, Unai Emery, Thomas
Tuchel etj.

Kjo doktrinë filozofike sportive e re nuk ka të bëjë me formën e
futbollistëve me të mire ne qarkullim apo taktikat. Duke i përfshirë të
gjitha, niveli ka të bëjë me disiplinën dhe zemrën dhe këto janë cilësi
që ndoshta thjesht nuk mund të blihen me para. /oversport.tv

Latest articles

Related articles