Evropa, me dimrin e dytë më të ngrohtë në histori

Evropa përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1979, tha të mërkurën shërbimi i monitorimit të klimës së Bashkimit Evropian, me kushte më të thata se mesatarja në pjesë të mëdha të Evropës perëndimore dhe juglindore, si dhe në rajonet ruse.

Temperatura shumë më të larta se mesatarja janë matur në Evropën Lindore dhe në pjesë të Evropës Verilindore, njoftoi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Temperaturat ishin nën mesataren në Gadishullin Iberik.

Sipas raportit, dimri më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve ka qenë viti 2019/2020.

Në nivel global, shkurti i këtij viti ishte i pesti më i ngrohtë i regjistruar, sipas Copernicus.

“Shumica e Evropës kishte temperatura mbi mesataren e ajrit, veçanërisht Norvegjinë veriore dhe Suedinë, si dhe (rajonin norvegjez të) Svalbard,” shtoi shërbimi i BE-së.

Svalbard është një arkipelag midis kontinentit Norvegjez dhe Polit të Veriut.

Latest articles

Related articles