Luizi dhe Kristi provokojnë vajzat: Do u bëjmë surprizë! (Video)

Në një bisedë mes dy çifteve, Luizi i tha Kristit që t’u bëjnë dhuratë dy djemë të tjerë Kiarës dhe Keisit. Ata u shprehën se do t’i sjellin vajzave, dy këngëtar.

Kiara tha se nuk i pëlqente aspak kjo gjë dhe se i dukej veprim i shëmtuar. Sipas saj kjo është një sfidë për të treguar se si do silleshin ato me një djalë tjetër dhe se tregon që nuk kanë besim te ato.

Luizi: Do këndojnë dhe do ulen të hanë diçka me ju më vonë. Duam të shohim reagimin tuaj, si do sillleni si do i shikoni.

Kiara: Unë nuk e pranoj këtë. Kjo është sfidë, jo surprizë. Mos e zgjat më këtë muhabet.

Luizi: Pse po mërzitesh?

Kiara: Mos më fol mua me nënkuptime se nuk kam lindur dje unë Luiz, të njoh shumë mirë.

Luizi: Ty nuk ta merr mendja se kë kam unë në mend.

Latest articles

Related articles