Sali Berisha ka njoftuar nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook, se Partia Demokratike do mbajë një protestë kombëtare.
“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale”, shkruan Berisha në Facebook.
PD ka dalë kundër ndarjes së re territoriale, duke u shprehur se jo vetëm që nuk duhen shkrirë 15 bashki, siç është plani i socialistëve, por numri i bashkive duhet të rritet në 100.



