Flamur Hoxha, deputet i PD-së u shpreh se nëse partia ndahet në 2 kandidatë për zgjedhje, atëherë kjo do të ishte një vetvrasje.
Ai tha se është më mirë që të dilet në një kandidat të keq për zgjedhje, por që të jetë i përbashkët i nxjerrë nga të dyja palët.
Hoxha: Nëse do ta ndajmë partinë dhe të dalim me 2 kandidate, atëherë kemi vrarë veten. Unë jam njeri përfaqësues politik dhe nuk e lëshoj fjalën pa përgjegjësi. Më mirë një kandidat i keq i PD-së, por një, që të bëjmë bashkë demokratët dhe të mundim Rilindjen.
Edhe kandidatët e Rithemelimit nuk janë perfektë, apo ata që mund të zgjedhim ne, por duhet t’i pranojmë dhe mbështesim ata. Duhet t’i zgjedhim ne si drejtues politikë. Ne mund të bëhemi bashkë në shumë bashki. Sot kush e kundërshton Luçiano Boçin dhe është absurde që t’i nxjerrim atij kandidat, sepse ka thyer herësin. E kemi ftuar palën tjetër të ulemi.