Sali Berisha, deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë e Rithemelimit këtë të shtunë se do ta çojë çështjen e vulës së PD-së në gjykatata ndërkombëtare.
Sipas tij përfaqësuesit ligjor do të bëjnë fillimisht rekurs në Gjykatën e Lartë dhe më pas nëse nuk jepet e drejta do të shkojnë në gjykatat ndërkombëtare.
”Mendimi në tërsi i juristëve është që ky akt dhe ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten s’i mund ta dërgojmë ne te Sadushi. Por ne, do kërkojmë përjashtimin e Sadushit, nuk presim asgjë tjetër aty por ne do të ndjekim rrugën në gjykatën ndërkombëtare. Në asnjë vend në botë nuk ka ndodhur që të shpallet palë ajo që nuk është palë”, tha Berisha.