Një 53-vjeçar ka gjetur vdekjen në Sarandë, pasi kamioni të cilin po e riparonte e ka zënë poshtë.
Viktima me iniciale V. S. dyshohet se ka ndaluar mjetin në një rrugë të pjerrët, për të bërë riparimin, dhe mjeti është përmbysur.
“Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.