Gjykata e Apelit thotë fjalën e parë për gjyqin e PD-së

Gjykata e Apelit, pas tërheqjes për këshillim për kërkesën e Ivi Kasos që mbron grupin Berisha, vendosi që të mos japë vendim për këtë kërkesë. Ivi Kaso argumentoi se nuk duhet të legjitimohet grupimi i Enkelejd Alibejat si palë në këtë gjyq dhe të rrëzohet kërkesë padia.

Nëse gjykata do ta pranonte tani kërkesen e Ivi Kasos, do të mbetej në fuqi vendimi i Agron Zhukrit në shkallë të parë, në favor të Sali Berishës. Por, gjykata zgjodhi të mos veprojë kështu.

Ajo shtyu vendimin për kerkesen e Kasos për të mos e quajtuar palë Alibeajn e ka lënë në fund, ç’ka do të thotë se do të marrë përgjigje me vendimin në fund. Nëse do ta bente tani, do të mbyllej gjyqi dhe do të mbetej vendimi i faktit. Seanca do të vazhdojë dhe në fund merr vendimin.

Latest articles

Related articles