Puthje dhe përqafime, pajtohen Luizi dhe Kiara pas sqarimit “kokë më kokë”

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë dhënë fund “krisjes” së marrëdhënies mes tyre.

Ata kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm për vetëm dhe në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe i dha një puthje.

Luizi iu drejtua Kiarës se ai rrezikon të dalë të shtunën dhe nuk dëshiron që marrëdhënien e tyre ta lërë në atë gjendje. Kiara i tha “të dua” këngëtarit, gjë e cila e emocionoi shumë, por ia bëri të qartë se nuk do i tolerojë më asnjë gjë.

Luizi i premtoi moderatores që nuk do e bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar dhe madje tashmë do tregohet shumë më i kujdesshëm edhe me fjalët për shkak të ultimatumit të vënë nga Vëllai i madh.

Çifti patën një ftohje në marrëdhënien e tyre, për shkak se Luizi e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës.

Latest articles

Related articles