Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se nesër parlamanent, teksa do të debatohet për Mcgonical, do të çelet fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, me akuza dhe kundërakuza.
Sipas gazetarit Lita, kryeministri Edi Rama do të flasë me një letër të shkruar nga avokati i tij, pasi dëgjuesi i parë i këtij fjalimi do të jetë SHBA.
“Mendoj që kryeministri Edi Rama do të jetë shumë i vëmëndhshëm në fjalimin e tij të parë në parlament sepse do të jetë një fjalim i bërë me kujdesin e avokatëve të tij, pasi dëgjuesi i parë i këtij fjalimi nuk do të jenë shqiptarët, por do të jetë SHBA, pasi atje janë hapur hetime penale nga FBI, ndërsa Kongresi do të bëjë hetimin e tij. Paraleleshisht kjo duhet të ndodhte edhe në Shqipëri, krahas hetimit të SPAK, të lejohet edhe hetimi parlamentar“.