Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për gjobat e majme që javë vendosur ndaj kompanive mediatike shqiptare, nga një aksion i Drejtorisë së Tatimeve. Mediat kritike me qeverinë janë ndëshkuar me gjoba deri në 500 milionë lekë të vjetra.
Tabaku e cilëson këtë veprim një sinjal të një regjimi autoritar, që kur nuk i kontrollon dot mediat, i gjobit dhe në fund i godet.
“A është rastësi që qeveria e Shqipërisë përmes drejtorisë së tatimeve gjobit një media që ka qenë kritike ndaj saj? A është rastësore që në një ekonomi ku 30% është informale qeveria angazhohet të gjobisë një media kritike me të?!
Në Shqipërinë e renditur si pjesërisht e lirë nga Freedom House asgjë nuk duket rastësore. Në një Shqipëri ku jane mbyllur dhe media kjo nuk është rastësore!
Kamuflazhi i luftës kundër lirisë së mediave përmes gjobave tatimore është sinjal i regjimeve autoritare. Burrafortët në pushtet sa herë nuk kontrollojnë mediat i kërcënojnë, pastaj i gjobisin & në fund i godasin”, shkruan deputetja Jorida Tabaku.