Rafael Leao ka vendosur ta mbyllë me Milanin.
Dhe pse ka dy vite të mbetura kontratë, zyrtarizoi largimin pa papritur të dalë në skenë klubi që arriti marrëveshjen.
Leao konfirmoi vendimin përmes “Sport TV” në Portugali.
“Jam krenar që bëra histori te Milani, por tani dua një kapitull të ri. Pres me padurim të luaj në një ligë tjetër. Bëra më të mirën për Milanin, klubi më dha gjithçka. Por ndihem gati për një ekip të ri, ligë dhe sfidë e re. Ka qenë një kohë e mrekullueshme te Milani”, u shpreh sulmuesi i kuqezinjve.
Kjo është goditje e rëndë për Milanin. Portugezi ishte lojtari më i vlerësuar në treg për kuqezinjtë.
26-vjeçari regjistron plot 291 ndeshje me Milanin. Gjatë kësaj kohe shënoi 80 gola dhe asistoi 65 të tjerë.



