Dy shqiptarë, 44 dhe 48 vjeç, në Nottingham dhe një irlandez 46-vjeçar në Aylesbury, Buckinghamshire, u arrestuanjanë arrestuar nën dyshimin se kanë kontrabanduar emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe me gomone përmes Belgjikës
Në pranga ka përfunduar edhe një 51-vjeçar shqiptar, i dyshuar si bashkëpunëtor në emigracionin e paligjshëm.
3 shqiptarët akuzohen se kanë blerë një gomone dhe e kanë përdorur atë për udhëtimet nga Belgjika drejt Britanisë, ndërsa emigrantët i zbarkonin në Margate, në Kent.
Të gjithë shqiptarët dyshohet se janë pjesë e një bande që merrej me trafikim klandestinësh. Ky operacion vjen pak pas arrestimit në Belgjikë të dy personave më 30 tetor 2022, të cilët ishin si pjesë e rrjetit. 12 emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.