Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, më 16 shtator, disa emërime të reja në administratën publike.
Me vendim të qeverisë, Genci Gjeçi dhe Anisa Kureta janë emëruar anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje është vendosur emërimi i Mario Keputës në postin e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.
Sipas qeverisë, vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të publikohen në Fletoren Zyrtare.



