Shoferi i një prej mjeteve të përfshirë në aksidentin masiv në Urën e Tajvanit në Tiranë, ku urbani u Unazës u përplas me disa mjete, ka thënë se ishte shokuar pas ngjarjes dhe se në fillim nuk e ka kuptuar se çfarë ndodhi.
Ai u shpreh se në autobus kishte disa persona të lënduar, ndërsa shtoi se nuk dihet ende nëse drejtuesi i urbanit ishte i dehur apo me tension.
“Për mua ishte shumë shpejt. Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pashë në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim. Mendoj se shkak ka qenë shpejtësia e autobusit”, ka thënë ai.