Rama konfirmon më në fund mocionin me debat në Kuvend për McGonigal

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka treguar se cilët do të jenë skenarët e seancës plenare të 2 marsit, ku do të mbahet një mocion me kryeministrin Rama për disa çështjes, ku kryesorja është ‘McGonigal’.

Balla tha se ashtu si grupet e tjera parlamentare, edhe PS po bën përgatitjet e veta, ndërsa pohoi se shpreson që seanca mos të bllokohet.

“Shpresoj dhe besoj se të gjithë partitë politike, grupet parlamentare, duhet të kuptojnë se Kuvendi është vend debati dhe foltorja nuk mund të merret peng për axhenda që nuk kanë të bëjnë me jetën e përditshme parlamentare. Çdo deputet duhet të përdorë foltoren për të folur, por nuk mund t’i mohohet askujt. Ditën e enjte në 2 mars, ne kemi përcaktuar me vendim të seancës së kuvendit, mbajtjen e një mocioni me debat. besoj se të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Po bëjmë përgatitjet tona. Besoj dhe shpresoj që mos të gjendemi me kërkesa të tjera procedurale që të pengojnë mbajtjen e këtij debati. Çdo deputet do ketë 10 minuta kohë në dispozicion. Mos harroni që këtu kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Ju e dini se rregullorja e Kuvendit, pavarësisht se është interpelancë, i bashkon në një debat të vetëm. 24 orë janë mjaftueshëm për këdo dhe grup parlamentar. Është opinioni publik ai që na gjykon.”, tha ai.

Kërkesa për mocion është bërë prej disa kohësh ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës, ku Rama nuk ka qenë i pranishëm në seancat plenare.

Pritet që në datën 1 mars Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland të flasë para Komitetit Gjyqësor të Senatit dhe interesi mbi punën e tij është më i gjerë se çështja e McGonigal.

Latest articles

Related articles