Nuk ndalen tërmetet në Turqi, ja sa ishte i fundit…

Një tjetër tërmet ka tronditur Turqinë. Mediat turke shkruajnë se bëhet fjalë për lëkundjen me magnitudë 5.6 gradë të shkallës rihter. Epiqendra e kësaj lëkundjeje mësohet të ketë qenë në Malatya. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Pritet të ketë njoftim zyrtar nga autoritetet.

Kjo është lëkundja e disatë që trondit Turqinë pas tërmetit tragjik që la pas 50 mijë të vdekur në Turqi e Siri.

Aktualisht më shumë se 600 njerëz po hetohen në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës. 184 persona u vunë në pranga përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave.

Latest articles

Related articles