FOLTORJA, si premtim për të vjedhur me foton e Sali Berishës në mur

FOLTORJA ka arritur të nënvizojë qartë edhe një dallim të rëndësishëm për demokratët. Ku janë rreshtuar ata që gjithmonë vetëm kanë përfituar dhe, ku janë rreshtuar ata të cilët vetëm kanë kontribuar për Partinë Demokratike?

Me një shikim me sy të lirë, kushdo mund të shikojë që foltoren Berisha e kanë kapur dhe e drejtojnë përfituesit.

Të korruptuarit.

Ata që kanë marrë nga 5 mijë euro për vend pune, duke shitur vendet e punës. Ata që kanë marrë 10 e 20 mijë euro për çertifikata pronash. Deri tek ata më të mëdhenjt që kanë gjobitur njerëzit e bizneset. Këta janë milionerët me vjedhje.

Demokrati i thjesht dhe i shkretë i mbetur në foltore, pranon të komandohet nga këta të korruptuar. Sepse këta premtojnë se do të vjedhin me foton e Sali Berishës në mur. Foltoren e komandojnë ata që e degjeneruan pushtetin e PD dhe e çuan Partinë Demokratike në humbje katastrofike në 2013.

Prandaj nga dita në ditë, lëvizja Berisha po zvogëlohet sepse demokratët kanë filluar ta kuptojnë se me Sali Berishën nuk ka ndryshim, ka vetëm rikthim të hajdutëve.

Latest articles

Related articles