Me urdhër të Gjykatës së Tiranës është shoqëruar në polici Rodi Barçi, i cili ishte shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.
Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta. Mësohet pse pas shoqërimit në komisariatin nr.1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij.
Sali Berisha foli për këtë çështje gjatë konferencës së fundjavës.
I pyetur se përse e përmendi emrin e Taulant Ballës, kur foli për rastin e vrasjes barbare të kenianes Xhoi, Berisha tha se këtë çështje do e ndërkombëtarizojnë.
“Krim-ministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi personale. Rastin e vajzës nga Kenia, ne do e bëjmë çështje ndërkombëtare. Ta dijë Edi Rama, të mos fshehë në qeveri vrasësit, por të dalë se nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Jam marrë dhe po merrem me këtë, por qëndrim më kriminal që ka mbajtur policia, nuk mund të gjendet. Kjo sepse vrasësit flenë në qeveri,” tha Berisha.