nga Mitro Çela
NGA “SHOK”… NË FRIEND?!
Hoteli Plaza. Futem në ashensor. Pas meje një djalë dhe një vajzë.
Me çupën kisha punuar në TV “Planet”.
Djali kishte bërë praktikën me mua, si gazetar.
-Kjo është shoqja ime,-tha djali.
-Ka qënë shoqja ime para se të jetë shoqja jote.
-Thashë unë me çiltërsi.-
Vajza buzëqeshi. Djali u zgërdhi.
Në katin e 7-të vajza zbriti.
-Derr gopi! Thashë unë.
-Është e dashura ime!
As u skuqa e as u zverdha. Nuk ishte faji im që fjala “shok” ka evoluar mes rinisë, duke imituar anglishten-Friend?!
Kaloi një vit.
Në redaksi ka ardhur një studente. Bën praktikë.
Tema: “Mardhënjet me publikun”.
-Mitro! Ti je shoku im.-Më tha një ditë vajza.
-Jo! Të lutem nuk jam i dashuri yt! Mos na hap telashe! Nuk kam as moshë e as takat?!
Isha djegur nga qulli. I fryja kosit…



