Barometri në Euronews Albania ka vënë qytetarët e Tiranës para disa pohimeve në lidhje jetën në kryeqytet.
35.4% e qytetarëve mendojnë se Tirana nuk është një qytet i mirë për të jetuar për pensionistët, 28.2% janë neutral dhe vetëm 33.5% mendojnë se pensionistët mund të kenë një jetesë të mirë në Tiranë.
23.7% e kryeqytetasve mendojnë se Tirana nuk është një qytet i mirë për jetesën e studentëve, 26.6% janë neutral dhe 45% e qytetarëve mendojnë se Tirana është një qytet i mirë ku studentët mund të jetojnë mirë.
29.5% e kryeqytetasve mendojnë se Tirana nuk është një qytet i mirë për të marrë shtëpi me qira, 21.5% janë neutral dhe 46.5% mendojnë se Tirana është një qytet i mirë për të marrë shtëpi me qira.
Por 51.5% e qytetarëve mendojnë se Tirana është një qytet i mirë për të ndërtuar familje të re, 30.8% e tyre janë neutral, dhe 17.1% nuk janë dakord që Tirana është një qytet i mirë për të ndërtuar një familje të re.
54.8% e kryeqytetasve mendojnë se Tirana është një vend i mirë për të blerë apo shitur prona, 24.6% janë neutral dhe 17.7% e tyre mendojnë se Tirana nuk është një qytet i mirë për të blerë apo për të shitur prona.
55.3% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se kryeqyteti është i mirë për të rritur fëmijë. 25.8% janë neutralë dhe 18.9% nuk mendojnë se Tirana është e mirë për të rritur fëmijë.
62.2% e kryeqytetasve mendojnë se Tirana është e mirë për të gjetur punë, 23.6% janë neutral dhe 13.9% mendojnë të kundërtën që Tirana nuk është e mirë për të gjetur punë.
63.4% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se kryeqyteti është i mirë për të bërë biznes, 21.3% janë neutral dhe 12.7% mendojnë të kundërtën që Tirana nuk është qytet i mirë për të bërë biznes.
69.4% e kryeqytetasve besojnë se Tirana është një qytet i mirë për të zhvilluar aktivitete kulturore, 18.8% janë neutralë dhe 8.8% mendojnë se Tirana nuk është e mirë për të zhvilluar aktivitete kulturore.
Ndërsa për aktivitetet sportive 70.5% e kryeqytetasve mendojnë se Tirana është e mirë, 18.2% janë neutral dhe 8.3% mendojnë se në Tiranë nuk mund të zhvillohen aktivitete sportive.