A shikoni element të revolucionit në sjelljen e opozitës?
Ermal Hasimja, analist në një intevistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se nuk sheh revolucion.
Sipas tij “Nëse opozita do të vinte në pushtet nuk do të ishte shumë e ndryshme nga ajo që e ka pasur pushtetin para 2013-tës”.
Hasimja thotë se “Është ofertë për zëvendësimin e një qeverisje me një tjetër.” Ermal Hasimja: Nuk shoh revolucion, në rastin më të mirë shoh rrotacion, përmbysje të sistemit madje të vetë personazheve të sisteimit. Nëse opozita do të vinte në pushtet nuk do të ishte shumë e ndryshme nga ajo që e ka pasur pushtetin para 2013-tës. Revolucioni është një ndryshim shumë i madh, shpesh dhe me dhunë. Revolucionet janë kryer nga e majta, të djathtat ekstreme karakterizohen nga grushti i shtetit. Revolucion është një koncept që Berisha e njeh por është i leht për tu përtypur nga opinioni publik pasi ka idenë e një ndryshimi nga rrënjët. Është ofertë për zëvendësimin e një qeverisje me një tjetër.