Ja sa makina elektrike shiten në të vërtetë në Evropë

Gjatë vitit 2022, u regjistrua një rritje prej 29 për qind në shitjet e automjeteve elektrike në Evropë dhe vetëm Italia regjistroi rënie të kërkesës për makina elektrike. Me pak fjalë, çdo makinë e shtatë e shitur ishte elektrike. Në tekst zbuloni se cili model është më i kërkuari, por edhe cilat lloje të automjeteve të elektrizuara kanë filluar të humbasin popullaritetin.

Automjetet plotësisht elektrike përbënin 14 për qind të të gjitha makinave të reja të shitura në Evropë vitin e kaluar dhe rritja e kërkesës u ndikua kryesisht nga suksesi i tyre në treg në Gjermani dhe Britani të Madhe.

Gjatë vitit 2022 janë shitur 1.58 milionë makina elektrike në vendet e EFTA-s (Islandë, Norvegji dhe Zvicër), BE dhe MB, që është një rritje prej 29% krahasuar me vitin 2021. Nëse flasim për shifrat e sakta, janë shitur 357.162. makina elektrike më shumë. Vlen të theksohet se tani në Norvegji 80% e makinave të shitura furnizohen ekskluzivisht me energji elektrike

Më i shitur në Gjermani

Rreth një e treta e rritjes i atribuohet vetëm Gjermanisë, pasi shitjet e e-makinave atje u rritën me 32 për qind dhe u shitën 471,394 njësi. Një rritje edhe më e madhe e kërkesës është shënuar në Britaninë e Madhe, ku janë shitur 267,203 automjete elektrike, që është një kërcim prej 40 për qind. I vetmi vend ku kërkesa për makina elektrike ra, ishte Italia, ku shitjet ranë me 27 për qind.

Cili e-model është më i shituri në Evropë

Makina elektrike më e shitur në tregun evropian është Tesla Model Y, me 137,819 njësi të dorëzuara. Në vendin e dytë, me shitje prej 92,150 njësi, është një tjetër makinë nga kompania amerikane – Model 3. Gjatë vitit 2022, Tesla Model Y ishte makina më e shitur në Norvegji dhe Zvicër.

Rënia e shitjeve hibride plug-in

Shitjet e hibrideve plug-in në Evropë ranë 2.7 përqind, pasi u shitën 1.01 milion njësi. Rritja e shitjeve prej 11 për qind në Gjermani kompensoi rezultatet më të dobëta të shitjeve në tregje të tjera kryesore si Franca dhe Britania e Madhe.

Ford Kuga PHEV me 57,968 njësi të shitura është hibridi më i popullarizuar plug-in, duke përfaqësuar një rritje prej 25 përqind.

Latest articles

Related articles