Ditët me diell të këtij shkurti, delfinët shfaqen në Gjirin e Vlorës. Disa tufa delfinësh kanë dhuruar spektakël në det të hapur, të cilët janë afruar shumë afër Gjirit të Vlorës. Pamjet e mrekullueshme janë filmuar nga specialitë të mjedisit dhe organizata e tyre, e cila realizon studime të biodiversitetit detar dhe veçanërisht delfinët, peshkaqenët, breshkat, fokat e koralet.
Sipas specialistëvë, ndryshimet klimatike, ngrohja globale dhe rritja e temperaturave të ujit të detit sjell më tepër ushqim për delfinët. Dalja e delfinëve në sipërfaqe vjen si rrjedhojë e ngrohjes së kohës dhe klimës së çrregullt të këtyre ditëve, ndërsa Delfinët vijojnë të mbeten vizitorët më simpatik të gjirit te Vlorës edhe përgjatë dimrit.