Deputetja demokrate, Flutura Açka ka përkujtuar 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Açka shprehet se vetëm duke kujtuar brezat e rinj mund të njihet me diktaturën dhe alarmin e saj.
“Dita e Kujtesës, 20 shkurt 1991
Diktatura: Mbylle gojën!
Demokracia: Vazhdo fol!
Diktokracia: Mos e zgjat!
Demokratura: Mbarove?
Kujto! Vetëm duke kujtuar ua kujtojmë brezave alarmin e diktaturës”, shkruan Açka.
Rrëzimi i bustit të diktatorit 32-vite më parë ishte nga ngjarjet që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. E gjitha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.