Shfrytëzonin gra nga Amerika Latine për prostitucion. Si u arrestuan 6 shqiptarë e 2 grekë

Një rrjet ndërkombëtar që trafikonte gra nga Amerika Latine për shfrytëzim prostitucioni është goditur nga policia greke dy ditë më parë. Operacioni u realizua nëpërmjet një bashkëpuni mes autoriteteve kolumbiane, amerikane dhe atyre helene.

Në pranga kanë rënë tetë persona, gjashtë prej tyre shqiptarë dhe dy të tjerë grekë. Një 37-vjeçar shqiptar dyshohet të jetë kreu i grupit.

Ka qenë njëra prej vajzave të trafikuara ajo e cila ka denoncuar rrjetin e trafikut, kur ka kontaktuar policinë dhe ka denoncuar hotelin. Por, kur policia mbërriti, grupi kriminal ishte informuar dhe me udhëzime nga organizatori e kishte larguar vajzën nga ambienti. Megjithatë policia arriti të shpëtonte 15 vajzat që ishin “viktimë” e trafikut nga Brazili, Kolumbia, Venezuela dhe Maroku.

Anëtarët e bandës rekrutonin gra të ardhura nga vendet e Amerikës Latine të cilat përballeshin me probleme të rënda financiare dhe u premtonin një jetë më të mirë. Pasi silleshin në Greqi ata i mbanin në hotel, nga ku mund të dilnin vetëm të shoqëruara. Të arrestuarit përdornin edhe telefonatat për të informuar klientët e mundshëm se cilën faqe interneti duhet të vizitonin për të parë “profilin” e grave të ekstraduara.

Latest articles

Related articles