Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Latest articles

Related articles