Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçari i dënuar në Spanjë për trafik dr*ge (EMRI)

Anëtari i një grupi kriminal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia, me qëllim ekstradimin drejt shteti spanjoll.

Në pranga ka përfunduar Xhuljano Hajrulla, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Hajrulla akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe Xhuljano Hajrulla dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Escape”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një 30-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”.

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, u kap në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-Xh. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi Xh. H. akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe shtetasi Xh. H. dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles