Një raport i inteligjencës amerikane i publikuar të martën më 14 shkurt demaskon të gjithë sasinë e avionëve pa pilot që Irani i ka furnizuar Rusisë për të shtyrë ofensivën shumë të komplikuar në Ukrainë.
Agjencia Amerikane e Inteligjencës së Mbrojtjes ka ofruar krahasime vizuale midis dronëve të vendosur nga Rusia në Ukrainë dhe atyre të prodhuar nga Irani të vëzhguara në Lindjen e Mesme, duke përpiluar në një dokument shtatëfaqësh që thotë se shumë nga dronët që përdorin rusët në pushtimi ukrainas janë prodhim Iranian. Raporti – i bazuar gjithashtu në të dhëna me burim të hapur – ofron një pamje të detajuar të Shahed-136, Shahed-131 dhe Mohajer-6, të gjitha të dokumentuara në luftën në Ukrainë.
Ndërkohë edhe qeveria britanike paraqiti prova të transferimeve të armëve të Iranit në Jemen në Kombet e Bashkuara (për herë të parë), në kundërshtim me rezolutat 2231 dhe 2140 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Irani po bëhet një lider botëror në prodhimin e dronëve me kosto të ulët, shpjegon Dia, dhe po përdor pushtimin rus të Ukrainës si teatër për të reklamuar aftësitë e dronëve. Në këtë këndvështrim, mbështetja e përpjekjeve luftarake të Presidentit Vladimir Putin ka një përfitim të dyfishtë. Nga njëra anë ajo po i afrohet Rusisë – me të cilën lidhjet e të gjitha llojeve mund të rriten – dhe nga ana tjetër ajo kryen një fushatë marketingu shumë funksionale. Sinteza është në mundësinë që prodhimi i dronëve iranianë të zgjerohet me fabrika të reja në Rusi.
Javën e kaluar, Gazeta britanike “The Guardian” zbuloi tashmë se Irani dërgoi të paktën 18 lloje të ndryshme dronësh në Rusi pasi një delegacion ushtarak nga Moska vizitoi Teheranin (në nëntor) për të vlerësuar inventarin e dronëve të Iranit. Por Irani mohon që avionët e tij pa pilot po përdoren nga Rusia për qëllime ushtarake në Ukrainë.
Dia po deklasifikon informacionin rreth programit të dronëve të Iranit për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm për qëllimet e Teheranit në komunitetin ndërkombëtar. Qëllimi është mbledhja e mbështetjes për sanksionet dhe demaskimi i Republikës Islamike, por edhe paralajmërimi i klientëve të caktuar të mundshëm. Mesazhi është i qartë: ata që blejnë drone iraniane janë në anën e kundërt, armik i Uashingtonit.