Fondet shtetërore që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndan për fushatën elektorale të 14 majit do u jepen partive duke u bazuar në rezultatin që ato kanë marrë në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës.
Konfirmimin e dha ditën e sotme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një komunikimi me gazetarët, ku shpjegoi dhe procedurtën ligjore që do të ndiqet në këtë rast.
Debati për shpërndarjen e fondeve lindi gjatë një seance në Komisionin e Ligjeve.
Kjo pasi deputetët e Partisë Demokratike kërkuan nga KQZ që t’i shpërndajë fondet sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2015 dhe jo ato të 2019-ës për shkak të bojkotit që partitë e opozitës bën në ato zgjedhje.