“Fijet e krimit”/ Policia heq 20 kamera të tjera në Shkodër, Korçë dhe Fier

Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Fijet” për çmontimin e kamerave të sigurisë në ambiente publike të vendosura pa leje dhe që kontrollohen nga kontigjentë kriminalë.

Në kuadër të fazës së 12-të të operacionit, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier. 8 persona u vunë nën hetim për cënim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon në 528 numri i kamerave të çmontuara dhe 109 numri i shtetasve në hetim.

-Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”, “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit. Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.

Latest articles

Related articles