BILD artikull se McGonigal i bëri letrat Berishës, por e fshin direkt! E ngatërruan me Bashën

Gazeta gjermane Bild pak minuta më parë publikoi një artikull në të cilën thuhej se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur ‘non grata’ Sali Berisha.

Ndër të tjera në shkrim gazeta gjermane shkruante:

“FBI-ja hetoi ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe SHBA e futi atë në një listë që nuk lejon udhëtimet. Dyshimet janë se njeriu i FBI-së, Charles McGonigal, i tërhoqi fijet në emër të të afërmve të Ramës”, por në fakt ngatërronin Bashën, me Berishën.

Por pa kaluar shumë gazeta gjermane e fshin artikullin në fjalë.Deri më tani Bild nuk ka dhënë asnjë sqarim pse e fshiu artikulli.

Ishte presion për ta fshirë lajmin apo mos informim i mirë nga ana e gazetës?

Kjo pritet për t’u parë në ditët në vazhdim nëse gazeta gjermane mund të shpjegojë veprimin në fjalë.

Latest articles

Related articles