Protesta pa moral !


Nga Nebil Çika

Nesër Sali Berisha dhe Ilir Meta/j kanë thirre një protestë apo një “revolucion”, le ta quajnë si të duan, që ka si motivim, akuzat në SHBA ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion të një ish zyrtari të lartë të FBI për në komplot ndaj ish kreut të PD, Lulzim Basha për gjoja “financime Ruse” . Duhet thënë si ky komplot ndaj Bashës dhe PD së drejtuar prej tij ka qenë akuza kryesore e Ramës dhe jo vetëm, ndaj opozitës që kur ky u sajua në vitin 2017 .
Sot kjo “akuzë” false ka rënë dhe drejtësia amerikanë ka vënë para ligjit zyrtarin amerikan që e sajoi këtë, ndërkohë që ka zbardhur edhe korrupsionin që çoi në këtë krim duke shënjuar Ramën bashkautor dhe përfitues politik prej tij.
Por prej këtij komploti nuk ka përfituar vetëm Rama .
Kjo armë e krimit politik të tij ndaj opozitës është përdorur ,madje me forcë e efekte më shkatërrimtar, nga këta që kanë thirrur protestën, veçanërisht z. Berisha.
Ai për pothuaj dy vjet rresht, ditë për ditë, foltore më foltore , studio me studio televizive ka sulmuar e shpartalluar PD pikërisht me armën e krimit të Ramës kundër opozitës! Ka akuzuar viktimën e drejtpërdrejtë të këtij krimi, “se është financuar nga rusët, se për këtë financim është peng Ramës, se nul shkon dot në SHBA se do ta arrestojnë për dosjen Muzin”, e të tjera sajesa për të cilat ka thirrur sot demokratët dhe shqiptarët në protestë.
Me pak fjalë, Berisha është bashkautor me Ramën në krimin, komplotin ndaj opozitës por përdorimi i këtij komploti prej tij ka pasur efekte më të mëdha se sa përdorimi nga Rama.
Pa e përdorur politikisht Berisha ky komplot kjo akuzë e sajuar ndaj Bashës dhe PD prej Ramës nuk kishte ndonjë efekt të madh, pasi si çdo akuzë nga kundërshtari politik merret me rezervë nga opinioni publik dhe elektorati.
Në momentin që këtë akuzë e mori Berisha dhe e bëri topin e betejës së tij personale politike ,kjo u bë e besueshme për shumë njerëz edhe anëtarë apo mbështetës të PD , se e thoshte “lideri historik” i sajë .
Pra si Rama edhe Berisha përdorën të njëjtën armë krimi për të arritur qëllimet e tyre politike gjë që i bën një soj përgjegjës, tani që e vërteta doli në shesh nga amerikanët.
Kjo nuk mund të jetë e armë e Berishës për të vazhduar “revolucionin ” e tij pasi e ka përdorur për të qëlluar e vrarë pas shpine një pjesë të madhe ata që ka thirrur sot në protestë, ka shpartalluar opozitën, alternativën politike ndaj Ramës .
Në këto kushte në se dot do të kishim një protestë të moralshme ajo do të duhej të drejtohej si kundër Ramës ashtu edhe kundër Berishës, Metajt dhe çdo politikani tjetër që ka përdorur e ka përfituar nga ky komplot .
Por jo vetëm kaq, kjo protestë nuk ja moral edhe për faktin se ata që e kanë thirrur kanë standarde të dyfishta kur vjen puna për raportin e SHBA me këto ngjarje.
Berisha është shpallur non grata për “korrupsion dhe minim të demokracisë” nga qeveria amerikanë. Të njëjtën akuzë për” minim me korrupsion të demokracisë” në Shqipëri ka edhe Rama, pas zbulimit të komplotit të tij ndaj Bashës dhe opozitës nga drejtësia amerikane .
Pra kemi dy persona, dy politikanë të akuzuar nga për të njëjtat gjëra nga i njëjti shtet .
Kur vjen puna për “non gatën” e tij Berisha thotë se ka sajuar Soros, Rama dhe dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e diplomat të tjerë perëndimorë në Shqipëri .
Tani që SHBA goditi Ramën , Berisha thotë që akuzat dhe konstatimet e sajë janë të drejta dhe se Rama ka dëmtuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri e të tjera si këto .
Në se Soros dhe Kim kanë bërë Berlshën “non grata” në SHBA për llogari të Ramës pse nuk e mbrojtën dot Ramën nga akuzat që SHBA ka bërë ndaj tij ?!
Në retorikën e tij politike pas dekonspirimit të komplotit Rama- McGonigal , kundër Bashës , Berisha e devijon “e çon në Kinë “, qëllimisht, argumentin e tij , duke mos thënë se kundër kujt ishte në fakt ky kmoplot, për të krijuar në publik tymnajën që i duhet: se ishte kundër tij .
Por edhe falë akuzave të tij për “financimet ruse”, të gjithë e dinë që viktima e komplotit ka emër e mbiemër dhe është Lulzim Basha e PD e drejtuar prej tij .
Asnjë provë nuk ka në dosjen amerikane të Ramës që ai ka lobuar për “non grata-n” e Berishës .
Të besosh sot këto që thotë Berisha për këtë çështje duhet të jesh “idiot noterik”.
Të kuptohemi jo se Rama dhe qeveria e tij nuk meriton protestën dhe largimin një orë e me parë nga pushteti por kjo mund të bëhet vetëm me moral, vetëm duke thënë të vërtetën.
Një thirrje nga individë e struktura politike imorale kundër një qeverie imorale nuk është zgjidhje .
Ç’kuptim ka një protestë e thirrur nga një “non grata”, kundër një non grate tjetër ?!
Shqipëria, shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje të shumë halleve të tyre që ju vijnë nga politika dhe qeverisja e keqe po kjo zgjidhje nuk është, nuk mund të vijë nga rokada e “non gratave” por nga morali dhe e vërteta që në rastin konkret iu mungon një lloj të dy palëve, si atyre që therasin protestën dhe atyre ndaj të cilëve kundër të cilëve thirret protesta !
Un nuk besoj që shqiptarët duan këtë, hallet mund ti bëjnë disa dalin në shesh por vetëm do të nxjerrin dufin e tyre ndaj qeverisë dhe do tiu japin mbështetje agjenda politike personale të atyre që i kanë thirrur që janë të kundërta me ato të tyre. Dëgjova mbrëmë diku, Monika Kryemadhin, kur në një moment të sinqertë të sajë kur tha se : Kjo protestë nuk rrëzon dot qeverinë për synon të bindë ambasadorët perëndimore që Sali Berisha dhe Ilir Meta janë lider, që i duan shqiptarët . Me pak fjalë ajo dekonspiroi qëllimin e vërtetë të protestë që në fakt është kundër aleatëve perëndimorë, jo kundër Edi Ramës me të cilin organizatorët e sajë ndajnë të njëjtin hall !
Prandaj këmbëngul që është një protestë pa moral e thirrur nga një “aleancë qelbësirash” kundër një tjetre të tillë .
Dhe shqiptarët e dinë e kanë mbi shpinë për 32 vjet efektin e rokadës politike të “aleancave të qelbësirave” , pa din e pa iman !
N.Ç

Latest articles

Related articles