“McGonigal ka tentuar të ndërhyj për t’i hequr ‘non gratën’ Berishës”, flet gazetari

Gazetari Denis Minga është shprehur se jo çdo gjë që thotë kreu i PD-së Sali Berisha duhet besuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Minga tha se ka spekulime që ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka tentuar të ndërhyjë në favor të Berishës për t’i hequr këtij të fundit “Non Gratën” nga SHBA.

Po ashtu ai tregoi dhe problemin që ka kreu i qeverisë Edi Rama.

“Jo çdo gjë që thotë Berisha duhet besuar. Ka pasur zëra që është tentuar që McGonigal të ndërhynte dhe në favor të heqjes së “Non Gratës” së Berishë. Këto janë spekulime. Fakti është se Rama është ligjërisht i pacenueshëm në aktakuzën në SHBA, por problemi8 I tij është raporti që do të ketë në shumë anë në të ardhmen. Në rast se SHBA vën në pikëpyetje besueshmërinë e Ramës si partner I tyre, ky moment do të ishte më delikat i kryeministrit”- tha ai.

Latest articles

Related articles