Sali Berisha, ish kryeministër dhe ish president i vendit, ka rënë shumë poshtë. Nuk ka fakte dhe prova ku të kapet për të justifikuar Non gratën e SHBA për Korrupsion dhe Non Gratën Britanike për lidhje me Krimin e organizuar, posaçërisht bandën B9.
Ai ka miratuar një spot për protestën e 11 shkurtit ku teksa fut çështjen McGonigal, Agron Neza në FBI (kundër Bashës që nuk e përmend) lidh edhe çështjen e tij me SHBA, si person Non grata i firmosur nga presidenti Biden dhe sekretari i Shtetit, Blinken. SHBA e barazuan me Vangush Dakon, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin, për ti dhënë një mësim për të gjithë jetën.
Është një manipulator i rëndomtë. Kërkon të krijojë mish-mashe për të tymosur çështjen e FBI kundër Ramës, me hallin e tij personal, si Non grata për Korrupsion dhe Minim të Demokracisë. Ai kërkon të lërë jashtë vëmendjes faktin që përveç SHBA, edhe Britania e Madhe e ka shpallur Non Grata, për lidhje me krimin e organizuar, posaçërisht grupin famëkeq B9.
Është një manipulator i rëndomtë sepse harron që vartësit e McGonical nuk hapën dy herë çështjen kundër Bashës, por u desh investimi i Agron Nezës nga Tropoja, për të bërë dëshmitarin e rremë, për të justifikuar një çelje hetimi, që u mbyll sa hap e mbyll sytë sepse nuk kishte asgjë të paligjshme.
Berisha që gënjen militantët me gjyqe imagjianre në Francë apo prova korrupsioni për ambsadorin Britanik në Tiranë, në fakt ka hall si të mbajë ndezuar turrën e mashtrimeve që ka mbledhur prej vitesh.