Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në Turqi dhe Siri pas tërmetit tragjik të shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm.
Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme
“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi #Turkiye dhe #Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”shkuan Begaj.
Kujtojmë që deri më tani raportohet se 500 persona kanë humbur jetën nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, ndërsa ky numër pritet të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja, teksa ekipet e shpëtimit vijojnë punën.