2023 është vetëm pak ditë larg dhe ne po i hedhim një sy çifteve që nuk e festuan këtë Vitin e Ri së bashku, edhe pse është e vështirë të pranojmë që këtë vit nuk do të shohim disa nga postimet e mbushura me dashuri që ata kanë bërë në të kaluarën.
Çifti ka më shumë se dhjetë vjet bashkë dhe kanë dy djem së bashku. Megjithatë, tradhtia e futbollistit u bë e ditur dhe lajmi për ndarjen erdhi qershorin e kaluar.
Çifti u nda pas gati dy vitesh lidhje, me një burim që zbuloi ndarjen përmes People duke thënë: “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Ata vendosen të ndahen me mirëkuptim”.
Lajmi për ndarjen e tyre ra si rrufe pak kohë më parë. Thashethemet thonë se vendimi i sportistit për t’u rikthyer në aktivitete ishte arsyeja kryesore e divorcit, por çifti kanë 13 vite bashkë dhe kanë dy fëmijë nuk kanë konfirmuar asgjë në postimin që kanë bërë përmes Instagramit.
Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone
Ata ishin bashkë prej 4 vitesh dhe megjithëse daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin e kaluar ata u ndanë , me thashethemet se fajin e kishte mosha e Camilla Morrone, e cila tani është 25 vjeç.
Lidhja e tyre dukej e paprekur nga asnjë vështirësi, por pas 16 vitesh së bashku ajo mori fund. Ata njoftuan ndarjen e tyre përmes Instagramit janarin e kaluar, duke shkruar në deklaratën e tyre të përbashkët: “Të gjithë e kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e kësaj kohe. Një revolucion është duke u zhvilluar dhe familja jonë nuk bën përjashtim. Pra, ne po ndajmë lajmin familjar se do të marrim rrugë të ndryshme në martesën tonë”.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Menjëherë pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe u shfaqën së bashku në Met Gala , çifti u nda, pasi “oraret e tyre nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”, tha një burim për enews.com.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard
Fotot e saj pa unazë po shtoheshin dhe një burim konfirmoi për PEOPLE se çifti u nda në diskrecionin e modeles. Thashethemet thonë se biznesmeni e ka tradhtuar sërish, ndërsa burime pranë saj thonë se ajo ka në fokus djalin dhe rolin e saj si nënë.
Kendall Jenner dhe Devin Booker
Modelja e njohur mund ta mbajë private jetën e saj personale, por lidhja e saj me Devin Booker u bë e ditur para se të shpallej ndarja e tyre nëntorin e kaluar. “Çifti e përfundoi lidhjen e tyre miqësisht, pa tensione mes tyre ”, tha një burim për US Weekly.
Mbretëresha e popit u nda me partnerin e saj prej shumë kohësh, Ahlamalik Williams, prillin e kaluar pas afro 4 vitesh lidhje. “Ata janë në marrëdhënie të mira dhe nuk mbajnë inat me njëri-tjetrin, por duan gjëra të ndryshme nga jeta ”, tha një burim i afërt me ish-çiftin për British Sun.
Menjëherë pas fotos së tyre të parë së bashku janarin e kaluar, çifti konfirmoi lidhjen e tyre, e cila mori fund rreth 6 muaj më vonë. Aktorja tha në deklaratat e saj pas ndarjes se ishte në lidhje me muzikantin dhe biznesmenin në mënyrë që ai të mos shqetësonte më ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.