Për 4 orë me radhë në parlamentin e Republikës u dha një shfaqje e padenjë me aktorë komikë dhe tragjikë.
Kryeministri Edi Rama i thirrur në një interpelancë urgjente nga Partia Demokratike, partia e dytë më e madhe në Kuvend, i bëri bisht pyetjeve të deputetëve duke u përfaqësuar me avatar Elisa Spiropalin.
Deputetët e Berishës nuk kërkuan interpelancë me debat me shefin e qeverisë, siç e kërkon rregullorja e parlamentit, pasi ishin instruktuar për të prishur seancën që e vërteta të mos dilte në shesh.
Sali Berisha nuk do sqarime nga Edi Rama, pasi ai është pjesëtar i skenarit McGonigal-Neza-Duçka, për të sabotuar lidershipin e Lulzim Bashës dhe PD.
Ai pi kafe me familjen Neza çdo ditë.
Ai i ka të punësuar familjarët e Agron Nezës. Iu jep rrogë.
Ai ka qenë aktiv me enturazhin e tij familjar, biznesor e politik për të furnizuar me materiale McGonigal-Neza-Duçka.
Zbulimi i skenarit për të fundosur Lulzim Bashën me para të pista ka nervozuar Edi Ramën dhe Sali Berishën, të përfshirë në role të ndryshme, në korrupsion madhor në SHBA.