Skenari propagandistik i foltores


Besart Logu

Shpallja non grata ishte një kambanë alarmi që paralajmëronte fillimin e fundit të karrierës politike të liderit historik të PD.
Sali Berisha nuk u tërhoq por zgjodhi ti qëndronte përballë akuzës për korrupsion domethënës dhe minues demokracie.
Si një politikan i regjur dhe produkt i shkollës hoxhiste, kuptoi se i duhej mbrojtje politike prandaj u kujdes që aksioni politik për marrjen e PD të kalonte përmes disa fazave, shoqëruar me një furi akuzash ndaj Lulzim Bashës.
Regjia qëndrore u stacionua fillimisht në katin e 14 të kullës përballë RTSH dhe më pas lëvizte kudo që zhvendosej Berisha. Pra, ai ishte strumbullari i çdo akuze të cilat më pas artikuloheshin si argumente në panelet e analistëve politik dhe në daljet e qëndrimet publike të ithtarëve të Foltores.
Sali Berisha, si njohës i shkëlqyer i elektoratit tradicional të PD, dinte se çfarë ngjiste më mirë. Turma manipulohet duke i thënë atë që ato duan të dëgjojnë dhe jo çfarë duhet të dinë me të vërtetë.
▪︎Është lobim, nuk ka fakte. Do të hedh në gjyq Departamentin e Shtetit. Ky ishte gur themeli i lëvizjes së Foltores. Një akt moral që e zhvishte Berishën nga çdo akuzë dhe e shfaqte atë në publik si viktimë e mafias ndërkombëtare të Xhorxh Soros. Një hap i madh që i la të gjithë pa fjalë por me kalimin e kohës, i vetmi që nuk ka asnjë fjalë për këtë çështje është vetë Berisha.
▪︎Besëprerë. Duhej një ekzekutor i këtij plani mafioz, një bashkëpunëtor i brëndshëm në PD. Sipas Berishës, Lulzim Basha e dinte që ky është lobim dhe se i kishte premtuar që nuk do e njohë non gratën pa ardhur provat. Prandaj, ai preu në besë Sali Berishën. Dhe kur kjo i ndodhi liderit historik, rrezikohej çdo demokrat tjetër. Për çdo demokrat, Lulzim Basha mori të mirëqena faktet e Sorosit por nuk dihej akoma se pse e bëri!
▪︎Peng. Shumëkush mund ta merrte me rezerva argumentin e besëprerit. Marrëdhëniet në politikë nuk rregullohen me Kanun, për më tepër që ishte SHBA në këtë mes. Prandaj duhej një arsye madhore, ekzistenciale në politikë për Lulzim Bashën. Ishte peng i dosjes “Muzin”. Tashmë, Taulant Ballën e bënte më së miri Sali Berisha.
▪︎17 maji. Pengmarrja që Rama i kishte bërë Bashës me dosjen e lobimit rus dukej se nuk do zgjaste shumë. Fundja, mundej që Basha ti shkonte lojës së tij dhe të provonte të kundërtën prandaj dosja “Muzin” nuk mjaftonte. Ai duhej portretizuar si pazarxhi. Marrëveshja e 17 majit, që në atëkohë u përshëndet edhe nga vetë Berisha, ishte hapja e siparit të shpifjeve seriale si: dosja “Toyota Yaris”, kullat te selia, pastrimi i parave, pronar i basteve sportive dhe lloj lloj akuzash që prodhonte politika e ditës, i pakufizuar në asgjë dhe ndaj askujt.
Gjithçka më lart ishte skenari propagandistik që prodhonte foltore pas foltore derisa kulmoi me kuvendin e 11 dhjetorit, që u mbajt në stadiumin e ndërtuar nga paratë e krimit.
Regjistrimi i këtij kuvendi dhe legjitimiteti i strukturave paralele të PD së rithemeluar tashmë, ishte kapitulli i rradhës në shpifje dhe akuza në drejtim të Lulzim Bashës. I vetëdijshëm se ka zero ligjshmëri, bashkëpunimi Rama-Basha ishte alibia pse atë nuk e njihte asnjë institucion. Sipas Berishës, Rama ka kapur drejtësinë dhe po i shërben Lulzim Bashës. Vetëm Agron Zhukri dhe soji i tij, që njeh Berishën si kreu i KLGJ, KLP apo si Prokuror i Përgjithshëm, nuk është i kapur nga mafia ndërkombëtare. Ai bën pjesë në klubin e patriotëve të rinj që po luftojnë kundër Rendit të Ri Botëror!
Nesër, që është afati i fundit për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve dhe që do të shprehet KQZ se cila palë në PD gëzon të drejtën ti regjistrojë, do të kemi episodin e rradhës të shpifjeve por që besoj të jenë më të moderuara sepse skandali McGonigal nxori hapur komplotin Berisha-Meta-Rama kundër Lulzim Bashës.
Falë Amerikës, ra perdja e hipokrizisë përmes së cilës bombardohej opinioni publik rreth figurës së kreut të PD.
Tradhtia – hakmarrja – rikthimi, ishin tre aktet e skenarit, ku dy të para u vunë në skenë ndërsa e fundit nuk arriti dhe nuk do të bëhet e mundur kurrë.

P.S. më poshtë keni fantazinë e shfrenuar të regjisorit Berisha.May be an image of text

May be an image of text

May be an image of text

May be an image of text that says "Sanksionet e SHBA per Rakipin, Berisha akuzon Bashën: Po tẻ flisja do mẽ dilnin drekat e darkat mes të dyve 15/04/2022, 13:02 AA"

May be an image of text

May be an image of text

May be an image of text

Latest articles

Related articles