Gjqytarja Holta Zaçaj i është betuar këtë të mërkurë Presidentit Bajram Begaj, si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia zyrtare u zhvillua në Presidencë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin mbi Kushtetutës, duke thënë se: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”
Begaj uroi gjyqtaren në detyrën e re, teksa theksoi se ikurajon profesionalizmin, pavarësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në funksion të realizimit të drejtësisë kushtetuese.
“Sot, me ceremoninë e betimit të gjyqtares Holta Zaçaj u plotësua numri i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.
Inkurajoj profesionalizmin, pavarësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në funksion të realizimit të drejtësisë kushtetuese”, shkruan Begaj.