Polonia ka njoftuar se do të dërgojë tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock, është shprehur se Gjermania do të qëndrojë në rrugën e Polonisë.
“Ne e dimë se sa të rëndësishme janë ato tanke dhe kjo është arsyeja përse në po flasim për këtë me partnerët tanë. Ne duhet të bëjmë të mundur shpëtimin e jetëve njerëzore dhe çlirimin e territorit ukrainas”, ka thënë ndër të tjera ministrja Berboock.
Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë pushtimin rus nëse Varshava bën një kërkesë të tillë.
Sipas marrëveshjes së licencës, vendet nuk mund të dërgojnë tanke gjermane pa miratimin e Berlinit. Deri më tani, asnjë tank luftarak i projektuar nga perëndimi nuk është dorëzuar në Ukrainë për luftime mbrojtëse kundër forcave pushtuese ruse.
Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj perëndimorë që të japin më shumë dhe më të shpejtë ndihmën ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta.
Polonia ka njoftuar se është gati të dorëzojë 14 tanke Leopard në Kiev.