Ndryshe nga cdo herë tjetër ish-kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment të këndshëm sëbashku me bashkëshorten e tij. Basha ka ndjekur nga afër një premierë të projektit teatror “Luba” i cili është lancuar sëfundmi, për të cilën ka lënë mesa duket dhe një domethenje të rëndësishme për Bashën, i cili nuk ka harruar për t’a lidhur dhe në këndvështrim politik fabulën e përcjell nga ky projekt artistik. Një shoqëri e cila ka frikë për t’u përballur me të vërtetën, ka shtuar më tej në postimin e tij Lulzim Basha.
Së bashku me Aurelën ndoqëm premierën e projektit teatror “LUBA”, vepër e autorit Ylljet Aliçka që me mjeshtëri përcjell përmes një historie njerëzore të dashurisë, ferrin çnjerëzor të diktaturës, nën regjinë mbresëlënëse të Armand Borës dhe interpretimin mahnitës të Xhoana Karaj, Kristian Koroveshit, Igli Fushës, Livion Aliajt, Eno Bashës dhe Klaudio Gegës.
Përgëzimet më të ngrohta të gjithë trupës dhe mirënjohje për emocionet e forta që falin me talentin e tyre. Ftoj artdashësit të mos e humbasin këtë mundësi për të përjetuar në mënyrë unike dramën shqiptare të kohës së diktaturës, fatet e individit përballë makinerisë kriminale të shtypjes dhe depersonalizimit, dhe nevojën e papërmbushur që kemi si shoqëri për tu përballur me të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo.