Vijon edhe sot kërkimi për Mateo Likën, i cili dyshohet se me makinën e tij ka rënë në Lumin Seman të Fierit.
Dyshimet se një makinë mund të jetë rrëzuar në lumin Seman u ngritën kur në vendin e ngjarjes u gjet një targë, ndërsa barrierat e urës ishin shkatërruar, por nuk përjashtohet as fakti që pas aksidentit drejtuesi të jetë larguar.
Polumbarët zhvilluan kërkime gjatë ditës së djeshme, por nuk kishte asnjë shenjë për Mateo Likën 26-vjeç dhe e vetmja gjë që gjetën në ujrat e Semanit, ishin mbetjet e një makine, ndërsa sot janë rikthyer për të vijuar me kërkimin.
Telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja me makinë e 26 vjeçarit.