Liverpooli po vazhdon të zhgënjejë tifozët në mbarë botën.
Ekipi i Jurgen Klopp është turpëruar sot nga Brigtoni pasi është mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen të vlefshme për javën e 20-të në Premierligë, shkruan Reporteri.net.
Ekipi vendas të tre golat i shënoi në pjesën e dytë.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 47-të me anë të Solomon March, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kaoru Mitoma, ndërsa i njëjti lojtar shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të për epersinë 2-0.
Në minutën e 82-të ishte Danny Welbeck, i cili shënoi për rezultatin 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Brightoni e sheh veten në pozitën e shtatë me 30 pikë, ndërsa Liverpooli renditet i teti me 28 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli luan derbon ndaj Chelseat, ndërsa Brigtoni udhëton te Leicester City.