Konflikti për aeroportin e Vlorës vazhdon pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë pak javë më parë. Mosmarrëveshjet mes aksionerëve e kanë lënë peng punën në aeroportin që ishte parashikuar që të hapej që në muajin mars të këtij viti. Biznesmeni Behgjet Pacolli së fundmi ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar se institucionet e shtetit shqiptar po e sulmojnë.
Deklarate publike
Sot është raportua për një artikull nga një portal lajmësh në të cilen pretendohet se Prokuria e Tiranës, përmes Ministrisë së Drejtësisë paska kërkua prokurorisë së përgjithshme në Kosove se ku janë destinua mjetet e një huaje e marrur nga Mabco, pasiqë që Shqipëri paskan hyr vetëm 15 Milion EUR.
Fillimisht, ky deklarim bëhët në mosnjohurinë e plotë lidhur me vëprimet e pretenduara në artikullin. Prandaj, në qoftë se konfirmohen vëprime të tilla do të thellohet çasja dekonstruktive kundër Mabco-s:
Përderisa nuk rezultojnë progrese apo iniciativa të marrura për kallëzimet penale të parashtruar nga Mabco, në anën e kundërt qenkan ndërmarr vëprime.
z.Behgjet Pacolli dhe Emin Pacolli janë intervistua gjatë muajit Tetor 2025, po të ishte kërkua, Mabco me gjithë kënaqësinë do ja kishte dorëzua gjitha historiatet bankare.
Jo 15 Milion, as 43 Milion por mbi rreth 95 Milion EUR janë investua nga Mabco në projektin e VIA-s dhe këtë e kemi të audituar dhe konfirmuar nga auditor të huaj, andaj aludimi se Mabco paska përdorur mjetet nga një financim privat për projekte jashtë VIA-s, jo vetëm se është i pasaktë por edhe i pakuptimt.
Mabco vetvetiu ka kërkua administratës tatimore të Shqipërisë të verifikoj gjithë gjendjen financiare, po ashtu edhe KNIHD
Prandaj, MABCO jo vetëm se ka qënë transparente, por në mënyrë të vazhdueshëm ka ftua dhe ka bërë thirrje për auditim dhe çertifikimin e prejardhjes së mjeteve të investua nga gjitha palët.
Në fund, MABCO shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e saj pas konstatimit që nga fitorja në Gjykatën e Lartë të dates 26.05.2026 “sulme, intimidime dhe vëprime kundërshtuese” janë ndërmarr nga institucionet shtetërore.
Pa asnjë problem!
Apeloj që çdo organ kompetent ( kudo qoftë ai) të hetojë dhe verifikojë çdo levizje. Mabco nuk është një “kompani guackë”; është shoqëri miljiadeshe, financat e saj janë të audituara dhe të verifikuara në dy nivele, me monitorim dhe kontroll në kohë reale.
Por paskem bërë nje gabim ndoshta 😇, qe nga kjo kredi nuk e financuam Valon Ademin, si ne rastët e mëparshme të kredisë së BKT kur ai ne bashkëpunim me Valon Llukën mori mbi 35 miljan pagesa për “punët e kryara”, pa kontrollë dhe pa mitëratim të bordit te akcionerve



