Gazetari Piers Morgan u përgjigjet në rrjetet sociale kritikëve të talentit portugez: “Ai nënshkroi kontratën më të rëndësishme në historinë e futbollit”
Vazhdon të flitet për transferimin e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, ndërsa aspekti ekonomik vazhdon të jetë shkak për diskutim. Gazetari Piers Morgan pas intervistës ekskluzive me kampionin portugez që shkaktoi në fakt ndarjen mes kampionit dhe Manchester United, vazhdon të mbrojë zgjedhjen e ish-yllit të Real Madrid.
Sipas gazetarit Piers Morgan, kalimi i bujshë i Cristiano Ronaldo te Al-Nassr është demonstrimi i vlerës absolute të kampionit portugez. Sulmuesi do të marrë 200 milionë euro në sezon, por për t’u transferuar në ligën arabe ai hoqi dorë nga të luajturit në skenën e madhe ndërkombëtare duke zgjedhur një ligë të veçantë, duke i dhënë fund karrierës së tij të lavdishme në Evropë.
Gazetari, i lidhur nga miqësia me Cristiano Ronaldon, nuk ka ngurruar të shprehë mendimin e tij në rrjetet sociale. “Cristiano Ronaldo sapo ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të transferimeve në historinë e futbollit për t’u bërë sportisti më i paguar në botë në moshën 38-vjeçare. Dhe ai luan në ligën e Arabisë Saudite, e vetmja kombëtare e aftë për të mposhtur kampionët e botës, Argjentinën në Botërorin e fundit”.