Nga viti 1983, Enver Hoxha rastësisht urdhëroi ndezjen e radios për të dëgjuar buletinin e lajmeve. Në Radio Tirana, një farë Napoleon R. shante rëndë Amerikën dhe imperalizimin amerikan, po rëndë fare dhe me zë të lartë.
Enver Hoxha do të telefonte Ramizin për këtë çështje. “Ç’është një qerrata aty në radion e jashtme që e shan Amerikën më shumë se unë?”.
Heshti Napoleoni i Partisë.
Kur erdhi sekretari tjetër në 1991, Roshi u bë Kryeredaktor i dytë të RD, pas Frrokut me dosje Sigurimit. Lindi fjala e lirë, në Shqipëri, me 5 janar 1991. Sesi, qysh tek njerëzit e Sigurimit dhe Enverit ishin gjendur tek themelimi i RD, mbetet një mister i Berishës dhe i demokracisë.