Dega e një karteli droge në Tiranë, objekt i ligjit anti-mafia, pjesë e listës së zezë amerikane dhe nën monitorim nga shërbimet partnere, po ushtron shantazh dhe ndikim të paligjshëm ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit, për interesa dhe qëllime korruptive dhe mafioze.
Krarteli i drogës, sot ende aktiv në pastrimin e parave të pista në kompani biznesi, asete, pasuri të palujtshme dhe media që përdoren si mbulesë e parave të drogës, po shantazhon KLSH-në, me qëllim për ta përdorur për të ndikuar tek drejtësia, për t’i shpëtuar veprimit të ligjit.
Si mjet shantazhi dhe ndikimi të paligjshëm po përdoren media të caktuara, të cilat janë pjesë e pastrimit të parave të trafiqeve, nën sekuestro dhe pjesë e raporteve ndërkombëtare si llogore dezinformimi për interesa të Moskës.
Është e njëjta linjë mafioze e përfshirë edhe në kartelin e mashtrimit të qytetarëve evropianë me celulat call centera në Tiranë, kamufluar me biznese të tjera dhe në ortakëri me famijarë të politikanëve të korruptuar.
Po kush fshihet pas degës së kartelit të drogës në Tiranë që po shantazhon KLSH-në, institucionin më të lartë kontrollit finaciar në Shqipëri, organ partner i SPAK-ut, SHBA dhe BE?
Cili interes korruptiv fshihet pas shantazhit kriminal?
Cilat janë lidhet me celulat terroriste të kokainës dhe kartelin e El Chapos?
Çfarë dosje e re po përgatitet?
A do ekstradohet drejt SHBA për financim nga celulat terroriste?