Osman Stafa
Ditën e djeshme shume familje në Librazhd dhe fshatra, kanë marrë një pako ushqimore për të kaluar Vitin e Ri. Familjet janë ato me ndihmë ekonomike.
Në pako kishte: Biskota, keçap, 2 miell 2kg, sheqer (nga ato qeset që përdorim për t’ia hedhur kafes), Qumësht, çaj i ftohtë,
1 pako salçiçe dhe 1 pako qofte.
Kjo pako tallese u është shpërndarë pa pasur parasysh numrin e pjestarëve të familjeve. Kjo pako presupozohet t’u plotësonte familjeve të varfëra nevojat e tyre për të kaluar mirë festat.
Por përveç kësaj bie në sy, se data e skadencës së këtyre produkteve nis nga 5 janari, 8 janar, 9 janar, 13 e me radhë.
Në pako gjen edhe një kartolinë ku PS uron familjen në fjalë për sa më shumë shëndet dhe harmoni.
A ka më veprim fyes për qindra familjet që kanë marrë një pako të tillë?
Një veprim tallës, ku me anë të ushqimeve që skadojnë për pak ditë, synohet vota për zgjedhjet e pas pak muajve. Kjo sepse 2 vitet e fundit, për fundvit, një pako e tillë nuk ka ardhur në këto zona.