Kapen 900 gr k0kainë pranë shkollave

spot_img
Advertisements

Mbi 900 gramë kokainë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”.

Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, Domeniko Vata, i cili dyshohet se transportonte lëndën narkotike me automjet, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Krahas drogës, policia ka sekuestruar edhe automjetin tip “Toyota Yaris” dhe një celular.

spot_img

Latest articles

Related articles